Ndodh në vendin tonë! 62-vjeçari hedh bashkëjetuesen nga kati i tretë, justifikimi qesharak që i dhanë policisë

Që jemi një popull i frustuar tashmë dihet nga të gjithë. Mjafton të dëgjosh kronikat e lajmeve dhe do zësh veshët me të dy duart me historitë dhe ngjarjet që dëgjon dhe shikon në Shqipëri.

 

Në Kamëz, tre ditë më parë, një 62-vjeçar ka hedhur nga ballkoni i katit të tretë bashkëjetuesen e tij ëpr arsye që ende nuk dihen saktësisht.

 

Për fat të mirë, ajo ka shpëtuar dhe nga frika që ka pasur mësohet t’i ketë deklaruar policisë se ngjarja ka qenë thjesht aksidentale, ndërkohë që sot policia zbulon se ngjarja ka ndodhu ndryshe.

 

Policia nuk ka qenë aspak e bindur nga deklarata e 62-vjecarit dhe e bashkëjetueses së tij, ndaj Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes nisi hetimet dhe në fund doli në përfundim, që personi në fjalë e ka hedhur bashkëjetuesen e tij nga kati i tretë.

 

Mbi të tani rëndon një akuzë shumë e rëndë, ai është i ndaluar nga policia dhe tashmë do vazhdohet me procedurat e zakonshme për raste të tilla dhe pritet të jepet dënimi.

 

Fati këtë herë ishte me këtë grua, që arriti të shpëtonte e gjallë, por do ishte shumë më mirë të tregohej e sinqerte dhe të jepte verisonin e vërtetë që në fillim, pasi persona të tillë që vënë në rrezikin jetën e të tjerëve duhet të marrin dënimin e duhur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...