Liberta Spahiu publikon videon e puthjes me Flori Mumajesin/ Moderatorja “vulos” lidhjen

Këngëtari ka qenë i ftuar në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe Liberta.

 

Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë që bëri xhiron e rrjetit, shihet këngëtari që po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po bën një video me celularin e saj, ku në një moment Flori shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthje.

 

Kaq mjaftoi që rrjeti të ndizej dhe të aludohej për një lidhje. Ditën e sotme Liberta ka realizuar një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instastory ku mbizotërojnë pyetjet për Florin. Dikush i shkruan se çfarë u bë me të dhe Liberta përgjigjet: “Rehat, shëndoshë, e mirë. Si molla ishte. Në vijë çdo gjë.”

 

Ndërkohë një ndjekës tjetër shkruan: “Llafet po thonë se je në një lidhje me Flori Mumajesin”. Këtij komenti moderatorja i është përgjigjur duke kënduar këngën e Dafina Zeqirit “Llafe llafe”. Po ashtu ajo ka publikuar edhe videon e famshme ku Flori i afrohet dhe e puthe, por te filmuar nga celulari i saj.“

 

Kështu, përmes këtyre përgjigjeve Liberta e ka lënë çdo gjë të pasqaruar, duke dhënë përgjigje tipike “VIP-ash” që as nuk konfirmojnë e as nuk mohojnë lajmet që qarkullojnë rreth tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME