Horoskopi ditor, e enjte date 24 mars 2022

Dashi: Sot mund të keni një takim të veçantë dashurie. Nëse një marrëdhënie nuk funksionon, jepini fund. Ndërsa në punë kini durim se do të vijë një propozim që ia vlen.

 

Demi: Dy ditët e ardhshme janë pozitive dhe do të jeni të lumtur sa i përket anës sentimentale, pavarësisht dyshimeve që do të keni. Në punë, lërini situatat të ecin në rrjedhën e vet.

 

Binjakët: Këto ditë janë të këqija për ndjenjat për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Nëse një marrëdhënie mund të shpëtohet, shmangni polemikat. Edhe në punë mos bëni hapa të rrezikshëm.

 

Gaforrja: Nëse keni diçka për të diskutuar me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni, bëjeni sot sepse do ju ndihmojë Hëna. Në punë, ajo që bëni sot është shumë e rëndësishme pavarësisht lodhjes.

 

Luani: Hëna dhe Dielli janë të favorshëm në dashuri, ndërsa sot premtohet të jetë një ditë interesante! Një ide e mirë mund të vijë në punë, ndërsa dikush po fillon të përgatitet për një punë të re.

 

Virgjeresha: Këto ditë jeni të inatosur, por gjithçka zgjidhet me komunikim. Edhe në punë mund të keni nevojë të rishikoni diçka apo të rishikoni një marrëveshje.

 

Peshorja: Situata në dashuri po rikuperohet, por bëni kujdes nesër sepse mund të keni përplasje të forta. Ide të mira keni edhe në punë, falë qiellit të favorshëm me praninë e shumë planetëve.

 

Akrepi: Këto ditë janë të mrekullueshme për një rikuperim, qoftë nga ana psikologjike apo fizike. Nga 29 deri në 31 mund të ndodhë diçka e mirë në dashuri. Në punë jeni në një situatë disi të veçantë: mund të mos jetë krizë, por duhet të sqaroni gjërat.

 

Shigjetari: Ndikimi i Hënës ju ndihmon që të bëni plane për marrëdhënien tuaj. Nëse punoni ose studioni, mund të keni njohuri të mira.

 

Bricjapi: Prisni edhe një ditë për të përjetuar emocione në dashuri. Në punë nuk dini me çfarë të vazhdoni, ju duket sikur jeni në një situatë të pakëndshme.

 

Ujori: Në dashuri mund të kthehen problemet nga e kaluara, por do ia dilni t’i kapërceni. Në punë mund të ketë diskutime sepse keni ide të çmendura.

 

Peshqit: Mund të ketë disa probleme të vogla në dashuri, por janë të përkohshme. Do të keni shumë mendime për një projekt në punë, por mos u dorëzoni derisa të gjeni zgjidhjen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...