Basha dha dorëheqjen! Deputeti i PD-së tregon çfarë bëri ditën e fundit që ishte në politikë: Matrapaz dhe hileqar, i pabesë, që luan vetëm për interesa personale

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar në rrjetin social pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha. Në komentin e tij Spaho shkruan se Basha është njeri i pabesë që luan vetëm për interesa personale.

 

Sipas deputetit, Spaho, Basha edhe në ditën e tij të fundit në politikë u soll si i tillë, duke dashur të kontrollojë PD-në në mënyrë që të shpëtojë nga dënimet që mund t’i vijnë më pas.

 

“Brava dhe disa sejmenë të tij në PD, por edhe analistët e kunatit, janë lëshuar në mbrojtje të skemës së tij të “dorëheqjes”. Brava është njeri pa shtyllë kurrizore, matrapaz dhe hileqar, i pabesë, që luan vetëm për interesa personale.

Edhe ditën e tij të fundit në politikë nuk ngurroi të jetë i tillë. Interesi i tij i madh është të vazhdojë të kontrollojë PD-në për të shpëtuar nga dënimet që mund t’i vijnë nga larja e parave ruse në Amerikë dhe “Tojota Jaris” e Belgjikës, sikurse është folur gjërësisht në media.

Për këto probleme të tija të mëdha dhe detyrimet ende të pambyllura që ka me Ramën, ai do të vazhdojë të tentojë të mbajë litarin zvarrë në PD me 3-4 sejmenët e tij. Demokratët duhet të bashkohen, t’i besojnë votës së lirë dhe të zgjedhin në krye të PD-së, atë kandidat që ata i besojnë dhe ka dhënë prova. Imponimet dhe skemat nga “Heminguej Bar” nuk prodhojnë drejtues që të çojnë në fitore dhe do ta mbajnë Ramën në pushtet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...