Aktorja e njohur shqiptare ndan lajmin e rëndë: Humba dy binjakët e mi, nuk ia dolëm dot

Aktroja e humorit, Delinda Disha, që shpesh na bën për të qeshur, sot ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat e saj. Humbjen e binjakëve që po priste.

Plot trishtim, në një Instastory Delinda shkruan se dy bebushat e saj tashmë janë në parajsë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot.

Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img