A do t’i kthehen shqiptarët gjeneratorëve si dikur? Balluku: Jo vetëm ne, por edhe Gjermania nuk ishte e …

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e ftuar në “Noë” me Erla Mëhillin në Euroneës, ka komentuar situatën energjetike në vend që është kthyer në temë dhe shqetësim kryesor këto ditë.

 

Balluku tha se kriza energjetike ka prekur jo vetëm Shqipërinë por gjithë Europën, pasi lidhet me situatën gjeopolitike të nxitur nga tregjet e naftës.

 

Para ca vitesh në cdo rrugë dhe cep të Shqipërisë shoqëroheshe nga zhurma e tmerrshme e gjeneratorëve. A mund të rikthehen imazhet e gjeneratorëve si dikur, a ekziston një skenar i tillë?

 

Balluku: Ne kemi investuar, kemi planifikuar që ai skenar të mos kthehet kurrë. As Shqipëria dhe as Gjermania nuk ishin të përgatitur që të përballeshin me këtë krizë. Ne nuk duam që shqiptaret të përballen me ndërprerjen e energjisë dhe me rritjen e çmimeve.

 

Për të gjithë shqiptarët, ministrja dha edhe një lajm të mirë, se në ditët në vijim pritet të ketë reshje shiu, duke bërë që situata hidrike në vend të përmirësohet.

 

“Kemi edhe lajme të mira. Presim reshje në datat 2, 3, 4 dhe 5 prill në Kaskadën e Drinit, në Maqedoninë e Veriut dhe Alpe që janë vendburime për këtë kaskadë dhe depozitat e dëborës që do na ndihmojë në maj dhe qershor. Por kemi bërë edhe blerje afatgjata të energjisë për të mos dalë në treg çdo ditë”, tha ministrja Balluku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...