“Produksioni do ma fuste mua”/ Monika shtang me deklaratën: Arsyeja pse nuk çova në nominim Donaldin dhe Ilirin

Big Brother VIP ka javë që ka mbaruar, por debatet vazhdojnë akoma. Një ndër finalistet ishte dhe aktorja Monika Lubonja.

 

Zinxhiri i shpëtimeve ka krijuar shumë shpesh debate gjatë Big Brother VIP. Në një prej rasteve, Monika u vu në një pozitë ku kishte mundësi të çonte në nominim Ilirin dhe Donaldin.

 

Lidhur me këtë situatë, Monika ka reaguar në një nga intervistat e saj, ku u shpreh se nuk i dërgoi në nominim djemtë, pasi e dinte që produksioni nuk do ta lejonte, sepse sipas saj, nuk donin që t’i digjnin para kohe.

 

“Zgjedhja ishte shumë e shpejtë, Arbana nuk të linte as kohën për të vendosur. Nëse e mbani mend, unë u persekutova nga Iliri sepse shpëtova në atë kohë Trixën, edhe pse askush nuk rrezikohej në atë moment. Mendo çfarë mund të ndodhtë në prag të kësaj.”

 

Nga ana tjetër, Monika është shprehur se vetë të dy konkurrentët e donin këtë nominim përball njëri- tjetrit por produksioni nuk e lejonte këtë gjë, sipas saj.

 

“Ata kërkuan vetë të ishin në nominim me njëri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kërkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundësinë. Në atë moment e kuptova që produksioni nuk do që këta të digjen para kohe. Nëse do i kisha futur unë ata të dy në nominim, produksioni do më fuste mua sepse unë isha e panominuar.”

Horoskopi 1 shkurt 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju në këtë fillim muaji

Dashi   Forconi veten psikologjikisht për të pohuar dëshirat tuaja. Hëna nga shenja e komunikimit të Binjakëve sot sjell komunikime të mrekullueshme që ju bëjnë vigjilentë....

I biri flirton me nënën e tre vajzave në BBV2? Alket Islami “vë duart në kokë”!

Një tjetër pikë diskutimi sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pëlqimi i mundshëm që Diola dhe Xhonatan kanë ndaj njëri-tjetrit.   Ata janë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME