“Iku me një hundë erdhi me një tjetër”/ Konkurenti bën komentin epik për Arjan Konomin

Në episodin e kaluar të Përputhen ka patur batuta që kanë shkaktuar shumë të qeshura në studio.

 

Teksa po komentohej takimi i Efit me djalin misterioz, konkurentja u shpreh se e kishte imagjinuar ndryshe.

 

Në këtë moment ka ndërhyrë opinionisti Arjan Konomi duke bërë një batutë për njërin nga konkurentët Samiun. Konomi tha se edhe Samiu kishte hyrë me një hundë dhe u kthye me një hundë tjetër.

 

Ndërsa Samiu iu kundërpërgjigj duke i komentuar flokët, gjë që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

 

Pjesë nga biseda

Efi: Nuk ishte ajo çfarë unë imagjinova. Nuk është ashtu sic e imagjinoja, flokët dhe shumë gjëra që i mendoja ndryshe dhe kjo është e çuditshmja e këtij takimi.

 

Arjani: Mirë por këtu njerëzit zbukurohen. Vijnë ndryshe e pastaj zbukurohen. Ja Samiu erdhi me një hundë, është me hundë tjetër.

 

Samiu: Edhe ti vitin e kaluar nuk ke pasur flokë.

 

Arjani: Po edhe unë.

 

Bora: Duheshin komentuar dhe flokët e Arjanit se kemi gjithë sezonin që diskutojmë, por këtu në studio jo.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img