Ermal Mamaqi zbulon shifrën e majme që duhet të paguani për 2 ditë në trajnimet e tij: Nuk quhet shpenzim por

Ermal Mamaqi ka kohë është shkëputur nga ekrani dhe tani merret vetëm me kinematografinë dhe trajnimet për të qenë i suksesshëm në jetë.

 

Lart e poshtë thuhet se këto trajnime tek Ermali janë pak të shtrenjta për rrogat dhe nivelin e jetesës në Shqipëri, ku akoma rroga minimale është 300 mijë lekë të vjetra.

 

I ftuar në “Ndryshe” në Top Albania Radio, Ermali foli për shumë aspekte të jetës së tij dhe sigurisht që u ndal dhe te trajnimet.

 

Ai zbuloi se një person duhet të paguajë 120 euro për dy ditë në trajnimet e tij dhe ky nuk është shpenzim por investim për të ardhmen.

 

“Unë të siguroj që nëse ti rri të paktën një orë aty, ti nuk do të shkulesh pastaj. Bileta kushton 120 euro për dy ditë, janë shumë të shtrenjta por janë lekë që nuk quhet shpenzim por investim!

 

Unë e di shumë mirë që ne blejmë gjëra koti, shpenzojmë për idiotësira, por për të investuar te vetja jonë, shpirti, mendja, jo!” , tha Mamaqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...