Ronela Hajati në zi, këngëtarja e pikëlluar jep lajmin e hidhur

Ronela Hajati është në kulmin e saj të karrierës. Këngëtarja do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest, në maj të këtij viti, në Itali.

 

Por së fundmi, Ronela Hajati ka humbur gjyshen e saj dhe sigurisht që pikëllimi është i madh për të. Këngëtarja e zbuloi lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

 

“Gjyshja ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi, nuk u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës”, shkruan Ronela.

 

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare është shumë strikte kur vjen puna te jeta e saj personale dhe nuk jep asnjëherë shumë detaje. Kësaj here ishte një përjashtim.

 

Pak ditë më parë, Ronela publikoi klipin dhe versionin zyrtar të “Sekret” të këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ëndrra e saj.

 

Ndërkohë, këto ditë Ronela Hajati do nisë turet në Europë në disa qytete ku do promovojë këngën tonë përfaqësuese, që deri tani ka patur mjaft sukses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...