Flori Mumajesi i lidhur me moderatoren e njohur? Dyshja shkëmben puthje në sytë e të gjithëve (video)

Pas një shkëputje të gjatë nga koncertet, Flori Mumajesi ka qenë i ftuar së fundmi në një dasmë shqiptare në SHBA së bashku me grupin e tij “Three Dots”.

 

Në këtë dasmë të një biznesmeni shqiptar merrnin pjesë shumë të ftuar nga shoubizi jonë, mes tyre edhe moderatorja e njohur nga Kosova, Liberta Spahiu.

 

Një video e kapur nga të pranishmit në këtë dasmë po bën xhiron e rrjetit, aty shihet Flori duke kënduar i afrohet dhe shkëmben puthje me Libertën.

 

Kujtojmë se Flori dhe Liberta në vitin 2017 patën një romancë mes tyre, por thuhet se lidhja përfundoi shpejt dhe nuk u dha asnjë arsye nga palët.

 

Mesa duket ata kanë mbetur miq të mirë dhe kjo puthje e vërteton, mund të kete qenë thjesht puthje mes miqsh, ose ndoshta mund të ketë edhe dicka më shumë, por për këtë duhet të presim.

 

Kujtojmë se Flori gjithmonë ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij personale, edhe pse është përfolur për lidhje me disa nga vajzat e shoubizit.

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img