Dje dha dorëheqjen, Lulzim Basha rikthehet në zyrë 24 orë më pas

Lajmi kryesor i ditës së djeshme ishte padyshim dorëhqeja e Lulzim Bashës si kreytar i Partisë Demokratike, post që e mbante për 9 vite.

 

Në fakt ishte një vendim që pritej të ndodhte nga dita në ditë, dukë parë që Basha kishte mbetur i vetëm dhe po e braktisnin të gjithë.

 

Dje mbasdite, Basha iu komunikoi vendimin e tij grupit të deputetëve dhe kryetarëve të PD-së të rretheve në mbledhjen e mbajtur ne seli.

 

Ndërkohë, Lulzim Basha edhe pse u dorëhoq nga drejtimi i Partisë Demokratike, zgjodhi të rikthehet sërish në zyrë më pak se 24 orë nga largimi. Ende s’dihet arsyeja.

 

Në oborrin e partisë u përball me grupimin Dhjetor ‘90, të cilët prej muajsh kërkonin largimin e tij nga partia. Drejtuesi i grupit Dhjetor 90, Bislim Ahmetaj u ofruar si negociator për një takim mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Komanduar Enkelejd Alibeaj.

 

Tashmë PD-ja do të hyjë në zgjedhje, ku fillimisht do të vendosen kandidatët se cilët do të jenë, por kandidati më i përfolur për të rimarrë postin e kryetarit është Sali Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...