Baton Haxhiu: Po ju tregoj 2 personat që i bënë komplot Lulzim Bashës

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në T7 se pati një komplot ndaj Lulzim Bashës që e detyroi atë të jepte dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike.

 

Haxhiu thotë se vetë shpallja e zgjedhjeve në 6 bashki, nga presidenti Ilir Meta, ishte komplot pasi ai i kishte shtyrë për një kohë të gjatë ato.

 

“Është mirë që Basha dha dorëheqje pasi që cikli i humbjeve, por jo vetëm, komploti që u ndërtua për një kohë të gjatë nga një grup analsitësh, pastaj nga zoti Meta dhe zoti Berisha.

 

Realisht ky komplot ka qenë i pamoralshëm pasi që rrugës janë ndërruar parimet, dhe po mundohem pak për shikuesin e Kosovës ta shpjegoj sepse ai e Shqipërisë e di menjëherë, realisht Meta ka qenë kundër zgjedhjeve pasi kishte një vendim në vitin 2019., ai nuk e pati pranuar ato zgjedhje dhe pati shpallur zgjedhjet e reja menjëherë.

 

Ai coi rastin në Venedik. Pastaj e kundërshtoi pasi tha se ai kishte të drejtë dhe e mbajti qëndrimin se zgjedhjet nuk duhet të mbaheshin. Dhe ai vetëm për këtë fakt nuk i pati shpallur zgjedhjet në 6 bashki pasi pati dorëheqje për arsye të ndryshme. Shkodra, Durrësi, pastaj Lushnja, Rrogozhina, Dibra patën mbetur pa kryetar”, thotë ai.

 

Haxhiu shton se zgjedhjet u shpallën vetëm në momentin kur Basha arriti të mbrojë zyret e tij nga protesta e Sali Berishës.

 

“Vetëm kur PD arriti të mbrojë selinë dhe Basha e mbrojti, e vetmja zgjidhje komplotistë ishte të shpaloseshin zgjedhjet që Basha të humbte dhe të kishte presion ndaj tij. Ishte ndërtuar nga një grup analistësh dhe njerëz të nënshtruar ndaj zotëriut Sali Berisha”, shtoi ai.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img