Situatë kritike në vendin tonë! Mijëra pula të ngordhura, ja ku kanë përfunduar

Prej disa ditësh, mijëra pula në pularitë e qytetit të Durrësit kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve, që duket se ka ardhur në Shqipëri.

 

Edhe pse fillimisht u mohua një gjë e tillë, tashmë është zyrtare që gripi i shpendëve ka ardhur në Shqipëri, dje u konfirmua rasti i parë në Durrës.

 

Në njërën prej fermave të Durrësit, shumë prej shpendëve të ngordhura jo vetëm që nuk janë groposur, por janë lënë jashtë ambienteve të pularisë të grumbulluara në pirgje, duke rritur rrezikun për përhapjen e viruese të ndryshme.

 

Kryeveterineri Armand Llolli në një intervistë për mediat lokale tha se situata është kritike, ndërsa tha se asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur për të marrë masa për eliminimin e tyre.

 

“Situata është tejet kritike, sepse ne kemi ngordhshmëri të lartë dhe asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur të marrë masa për eliminimin e këtyre. Detyrën e ka shteti, autoriteti vendor, agjencia e mjedisit, shërbimi veterinar dhe sigurisht tatimet. Ndotja mjedisore është shumë e lartë.”, u shpreh Llolli.

 

Përfaqësuesi i njërës prej kompanive kryesore të vezëve në Durrës, Artan Luku. tha se po presin udhëzime nga Ministria e Bujqësisë për eleminimin e pulave të ngordhura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...