Rindizet sherrimes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit, kësaj rradhe …

Atëherë kur dukej se sherri mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit ishte shuar njëherë e mirë, dy këngëtaret përfshihen edhe njëherë në një debat, këtë herë larg sherrit dhe konfrontimeve fizike.

 

11 punëtorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë shkarkuar nga ministrja, Donika Gërvalla. Në mesin e emrave të shkarkuar është përfolur se është edhe vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Leonora Jakupi, Adnan Jakupi.

 

Gjatë këtyre ditëve, Adelina Ismajli ka bërë një postim në “Instagram”, që ka lënë për të nënkuptuar shumë.

 

“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë se në fakt ky ishte një postim për largimin e vëllait të këngëtares Jakupi. Por këto komente e kanë revoltuar jo pak Adelinën, që është detyruar të reagojë sërish.

 

Duke mos e fshehur ironinë, ajo ka thënë se nuk e ka pasur për të dhe ka thënë se nuk duhet të krahasojnë një mbeturinë me një diplomat.

 

“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetarë të caktuar, turp t’ju vijë që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.

 

Kjo u komentua në media pas rivalitetit që dyshja ka prej vitesh dhe ende nuk kanë raporte të mira njëra me tjetrën. Sherri më i bujshëm i showbizz-it shqiptar i para 17 viteve është padyshim ai mes dy këngëtareve Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi. Dy divat e skenës muzikore shqiptare u konfliktuan fizikisht në prapaskenat e një koncerti dhe arsyet nuk diheshin ende deri më sot.

 

Për herë të parë, për këtë sherr ka folur Ismajli, e cila ka thënë se arsyeja e sherrit ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, pasi dollapi ka qenë i ngushtë.

 

“Po, ka pasur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve”, shprehet Ismajli në studion e emisionit. Më tej, Ismajli thotë se Leonora e ka kapur prej fyti të ëmën, prandaj Adelina ka ndërhyrë.

 

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë”, tregon Adelina, që shton se pavarësisht sherrit, nuk e urren Leonorën.

 

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër, për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër”, u shpreh Ismajli.

 

Ndërkohë, për sherrin Leonora Jakupi nuk ka zgjedhur të flasë shumë në media, duke u mjaftuar vetëm me postime që ironizojnë kolegen. Pas intervistës së Adelinës, Leonora ka reaguar për herë të parë, duke postuar një video nga koncerti që mbajti në Drenicë, ku me shkronja të mëdha shkruhet fjala “Diva”.

 

Në këtë mënyrë, Leonora ka treguar përkrahjen e madhe që vazhdon të ketë nga publiku. Pas mamit të Adelinës, ky sherr tashmë është ndezur për një tjetër familjar, këtë herë vëllait të Leonorës. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë historia e dy këngëtareve, që ende nuk kanë lënë pas konfliktet e shumë viteve më parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...