Pas ndarjes së bujshme, Flori Mumajesi dhe moderatorja shqiptare kthehen sërish bashkë?!

Ishte fillimi i vitit 2018, kur në mediat rozë po përflitej një romancë e re mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut.

 

Madje thashethemet shkuan deri aty sa të thuhej se arsyeja e largimit të Florit drejt Prishtinës ishte pikërisht moderatorja shqiptare.

 

Shkak u bë edhe urimi i veçantë dhe i përzemërt që i bëri Flori moderatores në mes të koncertit, duke na vërtetuar edhe një herë se ata ishin më shumë se sa miq.

 

“Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë”, e uroi Flori moderatoren e njohur në prani të shumë fansave.

 

Ata preferuan ta mbanin hermetike lidhjen e tyre, mirëpo jo rrallë herë u fotografuan në vende të njejta. Nuk dihet se çfarë ndodhi më pas mes tyre, por Liberta dhe Flori nuk u përfolën më dhe nisën të qarkullonin lajmet se ata mund të jenë ndarë.

 

U bë kohë që Florin dhe Libertën s’i kishim parë pranë njëri-tjetrit, por tani po rikthehen dyshimet se ata mund të jenë sërish çift.

 

Flori dhe miqtë e tij Bruno e Klajdi Haruni kanë qenë të pranishëm në një dasëm në Neë York, aty ku e ftuar ishte edhe Liberta Spahiu.

 

Kjo e fundit, në momentin që Flori nis të këndojë para të pranishmëve, realizoi një video dhe i dedikoi një shkrim të veçantë në Instagram, duke e quajtur “babushi i skenës”, ku sigurisht s’munguan urimet me zemra.

 

Më pas, teksa Liberta po filmonte, Flori afrohet dhe i jep një përqafim e puthje, video të cilën moderatorja e ndau me fansat e saj në Instagram.

 

Përveç dasmës, ata ishin të pranishëm edhe në një party me miqtë e tyre.

 

Se dimë nëse janë deklarata e takime miqësore këto, por Flori dhe Liberta me marrëdhënien e tyre po kthehen edhe njëherë në qendër të mediave rozë.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img