“Mos hec aq shpejt se s’kemi takat”, Lul Basha largohet në këmbë nga selia e PD, por çfarë ndodhi që të gjithë qeshën me të madhe?

Ajo që pritej prej ditësh ndodhi sot, Lulzim Basha dha pasditen e kësaj të hënë dorëheqjen si kreytar i Partisë Demokratike, post që e mbante prej 9 vitesh.

 

Basha e bëri publik vendimin para deputetëve të tij dhe kryetarëve të degëve në një mbledhje në selinë blu. Pa mbaruar mbledhja, basha vendosi të largohej në këmbë nga selia e PD-së.

 

Gazetarë të shumtë dhe kameramanë e kanë shoqëruar, Basha nuk ka dha asnjë prononcim, përveç se bëri një batutë me një operator që i tha “mos hecni as shpejt se s’kemi takat t’ju ndjekim”.

 

“Kthehuni prap atje, se ka mbledhje. Vazhdon mbledhja atje, shkoni”, iu përgjigj Basha, dukë shkaktuar të qeshura te njerëzit që ishin me të dhe gazetarët me kameramanët.

 

Me largimin e Bashës, drejtimin e përkohshëm të PD-së pritet ta marrë një nga nënkryetarët mes Enkeleid Alibeaj dhe Jorida Tabakut.

 

Ndërsa Sali Berisha përflitet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin përfundimtar të PD-së pas zgjedhjeve që do bëhen për kryetarin e ri.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img