Mbushini mirë makinat sot, se nesër do jetë më shtrenjtë nafta dhe benzina

Duke qenë se cmimi i naftës dhe benzinës ishte gati duke prekur 300 lekë për litër, shqiptarët u ngritën në protestë, duke e detyruar qeverinë të ndërhyjë.

 

Kjo e fundit ngriti një Bord Administrimi që do vendosë cmim fiks të karburantit në të gjitha piakt në Shqipëri, kush e shkel do marrë masa ndëshkuese.

 

Bordi i Transparancës në mbledhjen e tij të radhës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat nga nesër do pësojnë një rritje në karahasim me atë që ka qenë sot dhe këto ditët e fundit.

 

Sipas burimeve, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.

 

Të enjten do jetë sërish ky Bordi që do vendosë cmimin e ri për ditët në vijim. Nuk dihet ende sa do zgjasë kjo situatë.

 

Jo vetëm Shqipëria, por e gjitha bota po vuan shumë rritjen e cmimeve e sidomos karburantit, duke përjetuar një nga krizat më të mëdha të dekadave të fundit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...