Kryemadhi i ‘qan hallin’ Bashës/ “I duhet patjetër një post politik për …

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

 

Kryemadhi tha se dorëheqja e Bashës ishte e pritshme, teksa theksoi se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve.

 

“Dorëheqja duhet parë në dy kendvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD.

 

Vazhdoj të qendroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD. Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politke. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin më. Rezulatiti i 6 marsit ishte shumë qesharak”, tha Kryemadhi.

 

Ajo theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.

 

“Për interesa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post potik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...