Eni Çobani përfundon vetë në gjyq, akuzon njeriun e afërt se i ka marrë 30 mijë euro

Eni Çobani është një nga juristet më të njohura në vendin tonë që ka disa studio ligjore dhe mbi të gjitha është bërë shumë e njohur nga rubrika “Shihemi në Gjyq”.

 

Së fundmi, Eni Çobani ka përfunduar vetë në gjyq, sipas “Report TV”, ajo akuzon njëriun e saj të afërt, asistentine saj, Erik Çorati, se i ka marrë 30 mijë euro nga klientët.

 

Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me skemë mashtrimi ndaj klienteve dhe evazioni pasi pagesat e klienteve ndaj studios janë pa fatura tatimore të lëshuara nga firma e Çobani.

 

Erik Çorati është ndaluar nga policia, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e Eni Çobanit. Çështja ka përfunduar në gjykatë.

 

Në fakt nuk është hera e parë që Eni Çobani ka përfudnuar në gjyqe, pasi edhe më parë ka pasur raste të tjera, ku është akuzuar nga disa persona, por gjykata i ka dhënë të drejte juristes.

 

Kujtojmë se Eni Çobani vazhdon të jetë e suksesshme me formatin e saj “Shihemi në Gjyq”, një nga rubrikat më të shikuara në “E Diela shqiptare”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...