Deputeti i njohur nuk i zë besë Ramës dhe del vetë në markete: Sa e ke vajin? Po sheqerin? Shumë shtrenjtë i paske

Ditën e djeshme, Kryeministri Rama bashkë me ministren e Financave, Ibrahimaj, dolën në markete për të mbikqyrur cmimet.

Madje, më vonë dolën edhe ministre të tjera si Elisa Spiropali dhe Milva Ikonomi për të bërë të njëjtën gjë, pra për të kontrolluar cimet.Ndërkohë, kundërshtarët e opzoitës kanë dalë direkt në kundërveprim dhe kanë shkuar edhe ata në markete për të vërtetuar sipas tyre që qeveria gënjen.

Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka dalë vetë në terren duke inspektuar çmimet e produkteve të shportës ushqimore. Ai ka zgjedhur marketet në zonën e Rrogozhinës dhe Peqinit.”Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët.

Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet”, shkruan deputeti demokrat në Facebook.Bashkëbisedimi! Dash Sula: Si janë çmimet e shportës, vajit, orizit, makaronave e bukës?

Qytetarja: Janë rritur shumë, nuk e përballojmë dot!Dash Sula: Shikojeni, edhe me supër ofertë, vaji 300 lekë. Ndërkohë firmat e tjera të vajit janë mbi 330 lekë. Ndërkohë sheqeri nga 85 lekë në 110 lekë. Reagimin e plotë të deputetit demokrat e gjeni në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...