Basha jep dorëheqjen nga kreu i PD

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PD.

Vendimi ka ardhur pasi mblodhi pasditen e sotme ne seline blu Grupin Parlamentar, Kryesine dhe Kolegjin e Kryetareve.

“25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët dhe për shqiptarët, masakra zgjedhore ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa per tu ringritur ka marrë për fat te keq prej goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses.

Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore.

Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve.Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një

PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur për karriken e kryetarit. Unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do bëj gjithçka qe ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen.

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë.

Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...