“Rama tentoi të takonte Putin, por iu refuzua” Ish-ministri i Jashtëm zbulon të pathënat

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami deklaroi se kryeministri Edi Rama ka tentuar që të takojë presidentin Rus Vladimir Putin.

Por sipas tij, kjo gjë i është refuzuar dhe se në takim e ka pritur ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Islami shtoi se Edi Rama ka qenë në Moskë si ministër i Jashtëm dhe drejtues i Presidencës së OSBE.

“Gjatë asaj kohe ka ndërruar pozicione, se pavarësisht se nuk është thënë këtu, ai ka tentuar të realizojë një takim me Presidentin Putin në atë kohë si Kryeministër i Shqipërisë.

Kërkonte ta shfrytëzonte këtë moment për interesa të brendshme. Kjo gjë nuk është realizuar dhe e ka pritur ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Nuk ka asnjë lloj transparence, shkoni në Ministrinë e Jashtme dhe po gjetët takim të Ramës me Lavrov se çfarë thënë dhe është diskutuar, qoftë dhe dy gisht letër, nuk do e gjeni kurrë. Rama i ka të gjitha gjërat batutë dhe gallatë. Ai mendon se politika e jashtme është lloqe”, u shpreh Islami për MCN TV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...