Rama bëhët “inspektor”, shkon vetë të kontrollojë çmimet në market

Për të kontrolluar çmimet e ushqimeve në market, kryeministri Rama ka dalë vetë në terren këtë të diel për të inspektuar. Kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga ministrja e financave, Delina Ibrahimaj.

 

Rama pohoi se pas mbledhjes së bordit produktet e shportës kanë pësuar ulje. Duke u kërkuar shitësve mos të abuzojnë, kryeministri tha se është e rëndësishme që të çmimet të ulen edhe më.

 

Biseda në market:

Rama: Ulja është me rëndësi. Ulja nga 330 në 305 është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam. Po mielli?

 

Shitësi: Edhe mielli ka qenë 70 lekë u rrit, tani e ulëm prapë.

 

Rama: Këto janë produktet që kanë rëndësi bashkë. Dhe sheqeri është ulur ë?

 

Shitësi: Po edhe sheqeri.

 

Rama: E rëndësishme është që ushqimet bazë të ulen në një nivel të arsyeshëm dhe marzhi i fitimit të jetë minimal dhe mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve.

TE TJERA

spot_img