Paketa e Rezistencës Sociale, Berisha: Po të isha unë kryeministë, ja çfarë do të bëja …

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës24.

 

Teksa vendi është përfshirë nga protesta për rritjen e çmimeve, Berisha e ka konsideruar cinizëm paketën e qeverisë për t’ju ardhur në mbështetje qytetarëve.

 

“E kam parë si reagimin më të ligjshëm ndaj një spekulimi të pashembullt, pasojë e mungesës së shtetit ligjor. Hijet e luftës kanë pasur ndikim në çmime, por në asnjë vend nuk ka patur protesta për faktin e vetëm se çdo qeveri e kujdesshme ka qenë mburojë për qytetarët.

 

Në Shqipëri çmimet njohën rritje si në asnjë vend tjetër të Europës, çmimi i naftës tejkaloi nivelet. Qeveria bëhet zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh. Paketa e qeverisë është cinizëm. Të gjitha vendet po japin ndihma ndaj qytetarëve me paketat e tyre.

 

Shteti për këtë është, të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët. Me 30 mijë lekë të vjetra nuk ndërhyn asgjë. Unë do të hiqja TVSH-në për energjinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...