Gjeti kuletën e Meryl Streep me 2 mijë dollarë, shqiptari është heroi i ditës në SHBA

Një ndodhi interesante i ka bërë vaki aktores me famë botërore Meryl Streep, që mësoi zemërgjerësinë e shqiptarëve.

Ngjarja u tregua nga një gazetar i CNN.Teksa po drejtohej në studiot e gjigantit CNN, asaj duket se aksidentalisht i ka rënë kuleta e cila kishte dy mijë dollarë (1,800 euro). Një shifër goxha e madhe për njerëzit e thjeshtë.

Dhe si për rastësi, kuletën në fjalë e ka gjetur një shqiptar nga Kosova, i cili e ka dorëzuar menjëherë atë te autoritetet, për t’ia dërguar më pas aktores Streep duke kujtuar dhe mësimin e babait.

Lajmin e bëri të ditur gazetari i njohur i CNN-it, Bill Weir, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Ai e etiketon djaloshin si mjaft të dashur dhe të mirësjellshëm.“Djaloshi i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë një natë tjetër me 2000 dollarë (1,800 euro) në të.

Ai kontrolloi ID-në. Është Meryl Streep.”‘Babai im gjithmonë thoshte se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja’. Ai refuzoi një shpërblim derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, shkroi Weir në Twitter.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...