“Qante Naqiu pas qerres së qumështit”, Edi Manushi tregon historinë e gafës së tij më të madhe

Moderatori Edi Manushi gjithmonë të shkrin së qeshuri me batutat e tij. Ai nuk është si të tjerët, sepse del shumë mendjehapur dhe nuk do t’ia dijë shumë për mendimet e të tjerëve.

 

Manushi, i cili aktualisht punon në , do të mbahet mend me një prej gafave të bëra virale gatë transmetimit të emisionit “Tjetri”. Ky ka qenë një emision me Quiz, ku vërtet spikati.

 

Duke menduar se s’do të kishte efekt të madh në publik, ai vendoi që të transmetonte një episod shumë qesharak. Manushi duhej të thoshte “Qante Qaniu pas qerres së qumështit”, por tha “Qante Naqiu”.

 

Edhe sot e kësaj dite ajo video qarkullon në Tik Tok apo platforma të tjera në rrjetet sociale. “Në atë kohë akoma nuk ka pasur TikTok apo video virale.

 

I thashë montazhierit ‘le ta lëmë videon’, me idenë se do të harrohej. Kush do ta mendonte se karriera ime do të ishte prej kësaj?”, ka thënë Manushi për emisionin “Endërrtjerrësit”.

 

“Tjetri” ishte një prej emisioneve më të dashur për publikun, i cili e filloi transmetimin në vitin 2012 dhe zgjati deri në vitin 2015. Ka qenë vërtet argëtues, sidomos në pjesën e tij të fundit mjaft aktive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...