Ou, po kjo…/ Askush nuk e priste! Majlinda Bregu qenka gati për të marrë drejtimin e PD-së

Partia Demokratike po hyn në një fazë të re. Eshtë një fazë që nuk e priste askush të ndodhte, por pas kaq shumë humbjesh dhe problemesh, ka ardhur koha për bashkim.

 

Në PD janë të vetëdijshëm se duhet të gjejnë një zgjidhje. Duhet një kryetar i ri partie, i papërlyer dhe i gjithëpranueshëm. Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila tashmë ka marrë një tjetër mandat si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kuotohet si kandidate potenciale.

 

E pyetur për këtë temë, ajo thotë se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në politikën shqiptare. E pyetur nëse do të kandidojë për në postin e kreut të PD-së, ajo ka dhënë një dritë jeshile.

 

“Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam”, deklaroi Majlinda Bregu për A2.

 

“Nuk dua të mos lë gjurmë kudo dhe çfarëdo detyre që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, shtoi ajo.

 

Sinjali u dha! Majlinda Bregu është gati të marrë përsipër drejtimin e Partisë Demokratike. Ajo duket një figurë e pranueshme për të gjitha palët. Ka klas dhe di të sillet me të gjitha palët.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img