Nga sot asgjë nuk do të jetë si më parë: Këtyre shenjave jeta u ndryshon në mënyrë drastike!

Sigurohuni a i përkisni këtij grupi

 

Po e lëmë pas dimrin nën shkëlqimin e Hënës së plotë te Virgjëresha, më 18 mars, dhe është koha të hiqni qafe gjithçka të panevojshme në jetë.

 

Hëna e plotë e këtij viti do të ndodhë vetëm tri ditë para ekuinoksit pranveror, ndaj ekspertët e astrologjisë pohojnë se kjo është periudha e përsosur për të hequr dorë nga të këqijat dhe për të pranuar shprehi të mira.

 

Ndërsa në sundimin e Peshqve jemi të prirur për të ëndërruar me sy hapur, Hëna e plotë na motivon të fokusohemi në një mënyrë më praktike të të menduarit. Ata që arrijnë të lundrojnë në këtë rrjedhë energjie mund të bëjnë ndryshime të bukura.

 

Këto janë tri shenjat e zodiakut që mund të tërheqin lumturinë nga 18 marsi:

Akrepi

Hëna e plotë sjell dritë në shtëpinë tuaj të miqësisë dhe shoqërisë. Ju keni një shpirt të fortë përbashkësie dhe ju frymëzon të rriteni, të ndiheni mirë. Është koha për t’iu përkushtuar gjërave që ju bëjnë të ndiheni të frymëzuar dhe që krijojnë një rreth veprash të mira.

 

Është koha e përkryer për të dalë nga guaca dhe zona juaj e rehatisë. Bëni diçka të vlefshme për të gjithë komunitetin, si vullnetarizmi në strehimoret e kafshëve, ndihma e njerëzve të rrezikuar, mbështetja e të moshuarve, aksionet mjedisore etj.

 

Shigjetari

Gjatë kësaj periudhe, është koha që të ktheheni prapa dhe të rregulloni mendimet, veprimet dhe sjelljet tuaja. Është veçanërisht periudhë e volitshme të përqendroheni në jetën profesionale. Shijoni frytet e punës suaj.

 

Hëna e plotë ka një efekt pozitiv në karrierën tuaj dhe imazhin publik. Le të jetë kjo fazë hënore një dritë jeshile për t’u çlodhur dhe për t’iu përkushtuar zhvillimit personal. Puna juaj e palodhur ka një çmim. Jini krenarë për veten tuaj!

 

Bricjapi

Hëna është në shtëpinë tuaj të filozofisë, ajo ju ndihmon të eksploroni talentet dhe shkathtësitë tuaja. Gjeni pak kohë për t’u kënaqur me aktivitetin tuaj të preferuar krijues, rutinën, hobi…

 

Kundërshtimi i Neptunit dhe Hënës ju jep një stimul dashurie që do t’ju ndihmojë të lidheni me “veten tuaj të brendshme”. Prandaj, mund të merrni disa njohuri, perspektiva dhe ide të reja, por gjithashtu mund të lidheni më mirë me njerëzit nga mjedisi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...