Çfarë ndodhi? Po priste Ilirin në aeroport, Sabiani përballet me situatën e papritur

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri pas fitores së “Big Brother VIP’ ka vendosur që të angazhohet me projekte të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

E si pasojë atij i duhet të udhëtojë shumë. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ai është rikthyer në Tiranë ku dhe nuk kishte sesi mos ta priste miku i tij, Sabiani.

Këngëtari i njohur dhe balerini krijuan një miqësi të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe kur gjithçka mbaroi nga reality show, ata vijuan të jenë bashkë edhe më të fortë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Iliri dhe Sabiani shfaqen së bashku, dhe këngëtari rrëfeu edhe batutat me punonjësit e aeroportit që duket se shpejt e kanë kuptuar se ai po priste balerinin.

“Shkova në aeroport, filluan ato punonjëset, po pret valixhen vëllai, shkoj tek tjetri po pret valixhen vëllai”, ka thënë këngëtari mes të qeshurave.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img