Bujar Qamili rrëfen historinë e patreguar: “Më tradhtoi partnerja dhe e pashë me sytë e mi”

A mund të tradhtohet Bujar Qamili, një legjendë? Ai është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës popullore në vendin tonë, por e ka një histori pikante.

 

I intervistuar nga gazetarja Ester Bylyku në Ora News, së fundmi shkodrani ka rrëfyer një histori të patreguar më parë të jetës së tij private. E habitshme se si nuk e kishte thënë më parë.

 

I ftuar në një emision, këngëtari i mirënjohur zbuloi se shumë vite më parë u zhgënjye, kur kapi mat ish-të dashurën në krahët e një djali tjetër. Nuk po thoshte barcoletë shkodrane. Përkundrazi.

 

Ester Bylyku e pyeti hapur: “A je zhgënjyer ndonjëherë nga ndonjë person që ti e ke dashur shumë?” Bujar Qamili u përgjigj: “Kam patur dikur një të dashur. E pashë me dikë tjetër. Më zhgënjeu”.

 

“Mendova me vete se si e bëri ajo këtë gjë. U mërzita shumë”, tha Bujari. Gazetarja Ester Bylyku ia ktheu: “U ballafaqove më pas me të, domethënë a fole ndonjë gjë me të?”

 

Bujar Qamili shpjegoi me pak fjalë: “Jo, nuk shkova aty. Më pa që e pashë dhe kaq. Kurrë nuk e kisha menduar se mund të më ndodhte një gjë e tillë. Ja që ndodhi dhe do ta mbaj mend gjithë jetën time”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...