Perla e radhës e ministres sonë së financave: Një shqiptar që fiton 130-140 euro në muaj nuk është i varfër

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi mbrëmjen e sotme se një person në Shqipëri që të mos quhet i varfër duhet të fitojë 130-140 euro në muaj.

Ajo u shpreh në “Opinion” se çmimet kanë ndryshuar nga dita në ditë si pasojë e situatës kaotike. Sipas saj, shkaku i rritjes, në radhë të parë ka të bëjë me krizën ndërkombëtare për disa produkte, si vaji, mielli që sipas ministres importohen nga jashtë.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë edhe drejtoreshë e INSTAT. Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë, jo të marrë prodhime luksi? Sa duhet të marrë një shqiptar sot?Delina Ibrahimaj: Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca.

Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare.Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona.

Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person.Ministrja me të vetën ndoshta e ka marrë, por nuk e di që një shqiptar me 130 apo 140 euro mund të shtyjë me zor vetëm 1 javë, jo më shumë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img