“Me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër”/ Deklarata e saj bëri bujë, vjen reagimi nga Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat u pyet lidhur me deklaratën e saj, se me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër.

 

Ajo tha se ajo i është përgjigjur një pyetje për një tregues statistikor.

 

“Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.”, tha ajo.

 

Kujtojmë se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në emisionin ‘Opinion’ se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.

 

Ibrahimaj tha se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro.

 

“Ne kemi një përllogaritje të familjes mesatare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, ka thënë më herët Ibrahimaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...