Atdheu i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka nisur një histori dashurie me një vajzë shqiptare që është brune. Në Ftesë në 5 tregoi se vajza në fjalë është shumë xheloze dhe në fund i kërkoi falje për disa keqkuptime që kanë pasur në çift.
Kujtojmë se Atdheu është përfolur për histori dashurie me Bora Zemanin por gjithmonë është mohuar.
I pyetur nga Bieta për marrëdhënien e komentuar në media me Arjolën, Atdheu mohoi të ketë pasur një sherr mes tyre.
“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.
Ndërkohë Atdheu tregoi se ndryshimi i paraqitjes ishte një gjest për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin dhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje.
Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një brune.