Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për situatën në Partinë Demokratike.
Ai kur përmendi ultimatumin e deputetes Grida Duma tha me ironi se i vinte keq sesi po e trajtonte Duma Bashën.
Ndër të tjera ai tha se PD duhet të gjejë një burrë apo një grua tjetër që ta drejtojë atë
“Ndjeva keqardhje për Bashën kur e pashë si e përdhunonte Grida Duma në oborrin jashtë PD. T’i kishte thënë një vit më përpara këto që tha tani. Po mbushim një vit nga prill që atëhere vaji i kandilit i Bashës ishte fikur dhe vetëm naivët dhe servilët nuk e shihnin.
Grida Duma
Sot ajo që po ndodh në PD është që po kërkohet dëshpërimisht një fitore. Brohoret Duma që deri dje betoheshin për kokën e kryetarit. Ajo që më shqetëson është fati i PD. Sot kjo parti i ngjan një gruaje që ngrihet e dëshpëruar nga shtrati i të shoqit dhe i thotë ç’ke ti se herën tjetër do të jetë më mirë.
Një grua që largohet nga një burrë që s’di ta mbajë në shtrat dhe shkon atje ku e kanë rrahur e përdhunuar. E kanë përdorur si një plaçë këtë parti. PD ka nevojë të dëshpëruar të kërkojë një burrë apo një grua tjetër për ta drejtuar. Është një rrotacion normal” tha ai ndër të tjera për “Log”.