“Dashnia për rakinë” ribashkon Florin dhe Elvana Gjatën pas kaq kohësh

Elvana Gjata ka publikuar më 16 mars projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin e ri Bardhin dhe Dj Gimin, e titullar “Ex”.Që prej momentit që doli në treg e deri tani kënga numëron 1.6 milionë klikime.

Tepër e kuptueshme kur sheh realizimin, por dhe melodinë e tekstin dhe direkt po kthehet në hit.Ngjyra pranverore, zëra të bukur dhe një tekst që të ngulitet në mendje menjëherë sapo e dëgjon. Por ajo që na bëri përshtypje ne, e që publikut mund t’i ketë kaluar pa kuptuar është fraza “dashni me raki”.

Në minutën 1:17 të këngës së titulluar “Ex”, Elvana këndon frazën “dashnia me raki” që është titulli dhe refreni i një këngë të Flori Mumajesit në bashkëpunim me Ghetto Geasy.
Duket që bashkëpunimit prej shumë vitesh me Flori Mumajesin kanë ndikuar në mënyrën si Elvana ka realizuar këngët e saj.

Me siguri, një pjesë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një frazë që përdoret gjerësisht në Kosovë, por në momentin e parë që e dëgjuam ne na shkoi në mendje menjëherë hiti i vitit 2018.

Ndoshta ka qenë thjesht rastësi, ndoshta nostalgji për të kaluarën. Kujtojmë se Flori dhe Elvana i dhanë fund në mënyrë shumë të papritur dhe të habitshme bashkëpunimit disavjecar mes tyre. Arsyet ende nuk dihen…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...