Cindy Marina flet për marrdhënien me djalin e Jozefina Topallit: Është një nga

Cindy Marina dhe Genard Topalli janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar . Së fundmi moderatorja ka folur rreth marrëdhënies me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, duke zbuluar detaje të reja.

 

Gjatë një interviste, Cindy Marina deklaroi se ka dëshirë që këtë pjesë të jetës së saj ta mbajë private, duke mos dhënë shumë detaje. Por kur u pyet se nëse romanca e saj me Genard Topallin është një ndër arsyet pse ajo po qëndron ende në Shqipëri, moderatorja pohoi, duke shtuar se arsyeja tjetër janë angazhimet e punës.

 

“Më bën për të qeshur pak se pse se kuptoj pse bën kaq shumë lajme. Është jeta ime personale dhe unë nuk kam shumë për të folur. E kam thënë edhe më parë dhe kam vendosur që mos të flas sepse më duket se tregoj shumë nga jeta ime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe diçka dua ta mbaj për vete. Më ka bërë çudi në fakt… Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë interes por ka me sa duket. Thjesht nuk dua të flas shumë sepse dua ta mbaj pak më private. Në fakt puna po më mban në Shqipëri, por edhe kjo është një aspekt që ndikon.”, tha ajo për “Ora TV”.

 

Kujtojmë se pasi Panorama Plus i fotografoi së bashku muaj më parë, çifti publikoi edhe foton e parë së bashku për Shën Valentin.

 

Teksa ishte e ftuar në një emision televiziv pak kohë më parë, ajo tha se bashkë kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave.

 

“Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lidhjes.Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.

 

Më tej, lidhur me faktin që e bën publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti, duke deklaruar se nuk është shumë e dhënë pas dhuratave. Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij. “Unë nuk jam e dhënë pas dhuratave, mua më pëlqen të rrimë bashkë. Më pëlqen karakteri që ai ka”, shtoi ajo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img