Bora Zemani zbulon për herë të parë tatuazhin që ka në trup dhe kujt i dedikohet

Në puntatën e sotme në “Për’puthen”, tema ishte për tatuazhet. Çdo gjë nisi me rrëfimin e njërit prej konkurrentëve i cili tregoi gjatë takimit se kishte bërë tatuazh këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin.

 

Emri i konkurrentit është Kristi dhe këtë gjë ai ia tregoi Alesjas, vajzës me të cilën ndodhej në takim. Në studio ai tha që nuk e ka përmendur si detaj pasi shumë njerëz e kanë gjykuar për veprimin që ka bërë.

 

Nga ana tjetër vajzat e “Për’puthen” treguan se nuk e kishin edhe aq problem. Gjatë bisedës Arjani tha me shaka që vetëm të dashurat mos t’i bëjnë tatuazh.

 

Në atë moment Bora pyet Arjanin nëse ai ka tatuazh, por Arjani u përgjigj “jo” duke buzeqeshur. Të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Laureta Borës, e cila nuk ngurroi të përgjigjej.

 

“Po kam. Unë i kam të gjitha me kuptim. Nuk paragjykoj asnjë si i bën tatuazhet, mund të pëlqejnë edhe gjëra të veçanta, të bukura thjesht për t’i patur në trupin e tyre pa patur ndonjë kuptim të veçantë, por unë gjithmonë zgjedh që tatuazhet e mia t’i kem të vogla por me kuptim shumë të madh.”

 

Ndërhyn Mikela: A ke ndonjë tatuazh për Arborin? Bora Zemani tregon tatuazhin afër kyçit të dorës dhe thotë: “Dy flokë bore”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME