Beatrix harron Donaldin dhe gjen “dashurinë” e re! As në shtrat nuk e lëshon…

Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia e Big Brother duket se do t’i përkushtohet tërësisht muzikës.

Në shtëpi, ajo arriti që ta bënte për vete banorin më kontrovers të Big Brother VIP, Donaldin.Por lidhja e tyre pas mbarimit të BBV ishte shumë jetëshkurtër dhe nuk zgjati thuajse fare, pasi vendosën t’i jepnin menjëherë fund për arsye që vetëm ata i dinë.

Por, tani, këngëtarja kosovare duket se i është përkushtuar tërësisht muzikës dhe kjo shihet edhe në disa foto që ka postuar në rrjetet sociale ku Beatrix pozon me mikrofon edhe në dhomën e gjumit.

Beatrix Ramosaj ka konfirmuar se do të sjellë së shpejti këngën e re. Këngëtarja ka postuar dy fotografi teksa pozon në shtrat me mikrofon dhe kufje krahas së cilave ka shkruar: “Provo sinqeritetin”.

Ky detaj ka bërë që ndjekësit të besojnë se kënga do të jetë një dedikim për Donaldin, po ashtu edhe kënga e kaluar “Faj” ishte dedikim për Donaldin, por ishte një dedikim për dashurinë, pasi atehërë ishin ende bashkë.

Triksa e ka lënë pas “dashurinë” me Donaldin dhe tani është hedhur totalisht në krahët e një “dashurie” të re, që duket se nuk do ta braktisë asnjëherë, ajo është muzika.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...