Ou…! Kryemadhit i “shtohet oreksi”/ Zbardhet kërkesa e saj për Kuvendin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dorëzuar në Parlament një amendament për gjithëpërfshirjen e forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian

 

LSI propozon që Këshilli i Integrimit Europian të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare. Sipas LSI, ky ndryshim siguron pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje.

 

Relacioni i Plotë

RELACION PËR “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”.

 

Bazuar në nenin 81 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 68 të Rregullores së Kuvendit, u paraqit pranë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim projektligji për “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”.

 

Objektivi i kësaj nisme ligjore është realizimi i një gjithëpërfshirje sa më të plotë, të forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm.

 

Procesi i Integrimit Europian në Shqipëri nuk ka ecur në ato ritme që të gjithë do të donim, ai ka shënuar ngadalësime të mëdha dhe shpesh herë, është bërë viktimë e taktikave dhe objektivave politike të partive të veçanta.

 

Interesi politik i ditës ka influencuar negativisht dhe në mbajtjen e qëndrimeve të unifikuara dhe konsensuale, shumë të domosdoshme për një ecuri pozitive të tij.

 

Është fakt, që në të gjitha momentet kyç të tij, qoftë nga përmbyllja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, apo Marrjes së Statusit si Vend Kandidat, apo vetë procesi i çeljes së negociatave për anëtarësim, të gjitha këto momente, janë shenjuar nga vonesa të cilat kanë ardhur si pasojë e konfliktualitetit politik, e që kanë bërë që të humbasë kohë e çmuar dhe sigurisht vendi ynë mbetet larg familjes europiane, ku i takon të jetë.

 

Duke vlerësuar sa më sipër, qëndrimi i vetëm politik i cili i shërben konsensualitetit dhe evitimit të ngërçeve politike të panevojshme, e të dëmshme, është gjithëpërfshirja. Sistemi ynë politik dhe zgjedhor, kanë krijuar një traditë parlamentare politike me përfaqësim të disa partive politike në Kuvend.

 

Parlamenti shqiptar, nuk është përfaqësuar në asnjë prej legjislaturave të pluralizmit, vetëm me dy parti politike, por, ka qenë vazhdimisht me një përfaqësim shumë partiak.

 

Edhe vetë fryma dhe gërma e ligjit 15/2015, ka në thelbin e tij gjithëpërfshirjen, ku në pikën 1 të nenit 6, shprehimisht thuhet:

 

“Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian, që ngrihet pranë Kuvendit, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.”

 

Bazuar në këtë realitet, të qartë dhe të pakundërshtueshëm, është tashmë objektive dhe e pashmangshme, se gjithëpërfshirja edhe përfaqësimi politik në këtë Këshill Kombëtar për Integrimin Europian, mund të realizohet vetëm duke garantuar përfaqësimin e secilës parti parlamentare të përfaqësuar në Kuvend me deputetë.

 

Në këtë mënyrë, të gjithë faktorët politikë, duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar Integrimin Europian, do të mund të japin kontributin e tyre, por gjithashtu do të realizojnë edhe përfaqësimin e elektoratit shqiptar, që i ka votuar për tu përfaqësuar në Kuvend.

 

Ndaj, ky ndryshim që propozohet, jo vetëm plotëson një boshllëk politik, por siguron gjithëpërfshirjen reale dhe kohezionin e plotë parlamentar, për një çështje madhore që i bashkon të gjitha forcat politike, siç është integrimit europian i Shqipërisë.

 

Ky ndryshim, është një mesazh shumë pozitiv, në drejtim të kohezionit dhe gjithëpërfshirjes aq të munguar në gjithë këto vite dhe realizimin e përgjegjësisë maksimale të çdo force politike parlamentare në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...