“Nuk më kontrollon njeri nga shteti, më njohin”/ Zbardhen përgjimet, si e fshehu Elsa Lila “kokën” e bandës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar një ditë më parë nga autoritetet italiane të cilat kanë kapur grupin e trafikantëve të drogës në të cilën ndodhej dhe këngëtarja.

 

41 vjeçarja u arrestua në shtëpinë e saj në San Lorenzo. Në një shkrim të medias italiane Corriere Della Sera, thuhet se Elsa Lila ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”, një kuti në të cilën fshiheshin para dhe dokumente të bandës.

 

Nga këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri, dy herë pjesëmarrëse në Sanremo deri tek arrestimi për bashkëpunimi në krim.

 

Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit tashmë është në burg. Agjentët e skuadrës speciale në terren , të koordinuar nga magjistratët e Drejtorisë Antimafia të Qarkut, e arrestuan këngëtaren një ditë më parë në shtëpinë e saj në San Lorenzo.

 

Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, janë të arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit. Tani për tani nuk rezulton në kontakt të drejtëpërdrejtë me drogën, e cila u gjet në disa dhoma në Acilia dhe të fshehura në një garazh në Torreveçhia dhe një tjetër në Casal Bernoçhi, si dhe në një apartament në via Stresa.

 

Pavarësisht kësaj, gjyqtari e ka konsideruar plotësisht pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia, shkruan Corriere Della Sera .

 

“Shko, shko atje, ndërro vend”, ku dhe rrëfen se nuk ka frikë nga policia në rast kontrolli por më shumë prej hajdutëve që mund të vidhnin kutinë me paratë.

 

Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

 

Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”.

 

Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.

 

Boci, është ende në kërkim, i arrestuar është edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titi” i cili dhe më parë ka rënë në prangat e policisë italiane, për të njëjtën akuzë të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Atëherë si sot kontaktet më të rëndësishme ishin me klanet e Acilias. Por në këtë rast Bardhi, i cili falë kontakteve të tij në kryeqytet, gjeti klientë për organizatën, por edhe menaxhoi komunikimet me grupet napolitane dhe kalabreze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...