Ngjarje e tmerrshme/ 25-vjeçari vret me armë prindërit e tij, zbulohet arsyeja e krimit makabër (emri)

Krim i rëndë brenda familjes në Itali. Një 25-vjeçar ka qëlluar me armë babanë dhe nënën e tij duke i vrarë, dhe më pas është dorëzuar në komisariat.

 

I riu, Diego Gugole, rrëfeu më vonë vrasjen, duke i treguar oficerëve të policisë shtëpinë e familjes së tij, në Chiampo (Vicenza), ku u gjetën trupat e pajetë të babait të tij, Sergio Gugole, dhe nënës së tij, Lorenza Zanin. I riu tani akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim. Motivi do të lidhej me çështjet ekonomike.

 

Ai synonte paratë e familjes – 25-vjeçari, i cili tashmë ndodhet në burgun e Viçenzës, kishte marrë armën në mënyrë të paligjshme. Fillimisht Gugole bëri deklarata spontane dhe më pas pranoi autorësinë e krimit. Sipas prokurorit të Viçenzës ai e kishte planifikuar krimin për të paktën një muaj. Magjistratët mendojnë se i riu synonte paratë e familjes, 800 mijë euro cash dhe letra me vlerë.

 

Sherre të shpeshta në shtëpi për para – Para se të dorëzohej, 25-vjeçari doli nga shtëpia dhe endej për orë të tëra në makinën e tij. Kohët e fundit grindjet familjare ishin të shpeshta, pikërisht për shkak se i riu kërkonte vazhdimisht para nga prindërit. Në pritje të autopsisë, mjekja ligjore duhet të kryejë kontrollet e para të jashtme të kufomave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...