Ndalimi i Elsa Lilës, habit Rezarta Shkurta: Fajin e ka Pirro Çako

Mediat italiane ditën e djeshme dhanë lajmin e ndalimit të këngëtares së njohur Elsa Lila, ku u shpërnda me shpejtësi duke u bërë temë e ditës edhe në vendin tonë.

Por një pjesë e mirë e artistëve i kanë dalë në krah këngëtares.Dhe së fundmi edhe Rezarta Shkurta. Por fillimisht ajo e ka marrë me humorë këtë situatë duke u shprehur se fajin e ka Pirro Çako, referuar këngës së tyre, “Diferenca je ti”.

“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngën me Pirron e kap tersi me ligjin”, shkruan këngëtarja duke e theksuar më pas se po bënte shaka, por kujt i mbushet mendja se Rezarta nuk po thumbonte dikë me këtë deklaratë.

Ndalimi i Elsa Lilës, habit Rezarta Shkurta: Fajin e ka Pirro Çako“Unë Elsën e kam dashur qëkur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht”, shkruan më tej Rezarta shoqëruar me këngën e Elsa Lilës.

Elsa Lila fitoi zemrën e thuajse gjithë shqiptarëve ku dol për herë të parë ne festivalin e fundvitit në RTSH dhe direkt zëri i saj goditi në shënjë.Pasi fitoi çmimet kryesore në Shqipëri dhe mbi të gjitha dashurinë e publikut, Elsa u shpërngul në Itali, por vinte herë pas herë në evente të ndryshme në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME