Mësohet gjinia e fëmijës që po pret Arbana Osmani? Miqtë i zbulojnë “surprizën”

Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin moderatorja e bëri të ditur natën finale të spektaklit të “Big Brother Vip” kur tha se këtë edicion e kishin prezantuar dy veta.

 

Por kurioziteti që kaploi fansat e Arbanës ishte për gjininë e bebit, duke aluduar se tashmë do të bëhet me një vajzë. Por vetë Arbana nuk ka komentuar asgjë deri më tani lidhur me shtatzëninë.

 

Ndërkohë ditën e sotme burime për revistën “Who” kanë pohuar se çifti janë në pritje të një vajze, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga vetë Edi dhe Arbana.

 

Kujtojmë se Arbana është nënë e dy djemve, Jonit dhe Diellit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img