I mbani mëri Bashës? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se deputetët demokratë janë në negociata për të normalizuar Grupin Parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar që edhe deputetët që u përjashtuan do t’i bashkohen sërish këtij grupi. Ai tha se po punon sa mundet dhe po dërgon mesazhe pajtimi në baazë e partisë.

I pyetur nëse i mban ende mëri Bashës, Berisha tha se ka ndjerë shumë keqardhje për atë që kryedemokrati i ka bërë vetes, por shtoi se Basha është dpeutet i PD-së dhe ka të drejtë të konkurojë në të gjitha forumet.

Përse i keni zbutur tonet ndaj Lulzim Bashës?

Zoti Basha tani është një deputet, të themi të vërtetën. Gjersa çdo deputet mesa di unë ka kërkuar dorëheqjen e tij, unë e quaj këtë një zhvillim shumë pozitiv për bashkimin e PD-së. Në këtë kontekst, zoti Basha është një deputet. Zgjidhje problemit i deputetët që kërkuan dorëheqjen e tij.

Ne jemi në negociata. Përpjekjet e të gjithëve janë për normalizimin e jetës së Grupit Parlamentar. Ne kemi vendosur nenin e fraksionit.

Unë gjykoj se gjersa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, rruga më e mirë është normalizimi i këtij grupi. Unë po punoj sa mundem të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë.

Sigurisht që kam ndjerë shumë keqardhje për atë që i bëri vetes. Ndaj meje, gjykoj se ai mori qëndrime që një njeri para se t’i merrte, duhet të pyeste veten se cilat ishin pasqyrimet e tij te vetja. Ndiej keqardhje për shumë gjëra që ai i ka lejuar vetes. E kam deklaruar, ai është deputet i Pd-së dhe ka të drejtë të konkurojë në të gjitha forumet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...