E zunë mallkimet e protestuesve?! Ministrja Balluku rrëzohet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë

Ajo ka qenë në syrin e ciklonit, pas deklaratës që bëri para disa ditësh, se qytetarët le të ecin paksa në këmbë, meqë është rritur çmimi i naftës, ndoshta edhe të heqin dorë nga një vakt.

Protestuesit e kanë shigjetuar në të gjitha mënyrat, duke e kthyer edhe në “meme”. Ngarkesa psikologjike duket se ka qenë e madhe këto kohë për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, sa të bëjë “harakiri” në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Çfarë ngjau konkretisht me të? Balluku ka qenë duke ngjitur shkallët, disi e shkujdesur, kur i ka rrëshqitur këmba dhe është rrëzuar.

Gazetarët e shkathët (ata të News 24) nuk e kanë lënë këtë rast t’iu ikë nga “radari”, duke e filmuar të rrëzuar para derës kryesore të Kuvendit.

Një moment delikat, që u kalua me të qeshura nga ministrja dhe kolegët, të cilët i erdhën në ndihmë.

Nuk dihet nëse ka pësuar lëndime trupore, duke ditur se shkallët janë të ngurta, por mallkimi i protestuesve, që iu tha të zbresin nga makinat dhe të ecin në këmbë, duket se e kanë zënë disi…

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img