Arian Çani zbulon kush i vendos çmimet: Kjo është e ekzagjeruar

Analisti Arian Çani, i qëndron bindjes së çmimet në gjithçka i vendos Edi Rama, madje tha se kryeministri arrin që t’i bëjë popullit lavazh truri.

Lidhur me çmimin e karburanteve, ai kujtoi se ndërkohë që Edi Rama fliste, pa në karburant me sytë e tij se si çmimi nga 260 shkoi në 230 lekë.

Duke folur për MCN TV, Çani tha se është e ekzagjeruar të mendosh se Edi Rama merr në telefon dhe dikton, duke shtuar se nuk ndodh kështu.

“Nuk ka nevojë fare që ti thotë, Çeti e di vetë që duhet ti ulë, sepse shefi është mërzitur, i është prishur terezia. Është naive të thotë ‘uli se do na hidhen në grykë’. Në Shqipëri për momentin, çmimet i vendos sulltani, që është Edi Rama. Mos kërkoni prova se nuk kam, janë indicie, jo prova.

Rama as nuk do pranojë gjë, as do zmbrapset. Deri tani ka bërë sikur ka bërë diçka, por njerëzit që marrin veshë nga ekonomia, me këtë paketë të re, qeshin dhe thonë shiko se si po i gënjen prapë shqiptarët.

Duket sikur ka ulur dy tre gjëra, por i ka ngritur në gjëra të tjera. Është perverse kjo, asgjë s’ka bërë dhe s’do bëjë. Ai ka një avantazh, edhe pse udhëheq me dorë të hekurt kur sheh që këta njerëz xhenuinë, bën sikur trembet, bën sikur premton gjëra dhe do bëjë diçka, iu hedh sirrën njerëzve, protesta fillon zvogëlohet dhe ai vazhdon”, tha Çani.

Për të mbështetur bindjen e tij, ai kujtoi protestën e studentëve, duke thënë se nuk ka ndryshuar asgjë në të vërtetë.

“Kjo quhet hedhje sirre, lavazh truri i paparë. Është një sistem i paparë i ngritur dhe i paprekshëm. Sa që ka arritur ta mbajnë valvulën e tenxheres me presion, aty ku është.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...