SHKODËR, NUK GJENDET ZGJIDHJA PËR “ZAPTIMIN” E TROTUAREVE

Nga Ketjola Gështenja

Kështu duken shumica e trotuareve ne qytetin e Shkodrës. “Zaptimi” i tyre nga shitësit ambulantë, është një fenomen që ndodh rëndom prej disa kohësh.

Përballë kësaj situate qytetarët janë detyruar të ecin paralel me automjetet në rrugë duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Të pyetur nga Star Plus qytetarët shprehen se bashkia duhet t’i japë një zgjidhje këtij problemi duke bërë një treg të përshtatshëm për këto tregtarë.

Aksionet nga policia bashkiake për pastrimin e trotuareve nuk kanë munguar por sërish pas disa ditësh çdo gjë është kthyer si më parë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img