Shijoni dhe këto dy ditë! Të premten moti bën kthesën drastike, ja çfarë pritet

Në dy ditët në vijim vendi ynë pritet të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe pa reshje shiu.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit.

Njoftimi i SHMU:

Edhe për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Në zonën e jugperëndimit në orët e pasdites reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët ndërsa në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 2-6m/s ndërsa gjatë ditës së Premte erë intensive dhe e fortë kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...