Kërkon nusen e humbur, flet e indinjuar 26-vjeçarja: Më prostituove, sot më kërkon për lekë (Video)

Landi Shehu, 44-vjeçari nga Tepelena ishte pak ditë më parë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV,

nga ku akuzoi bashkëshorten se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Belgjikë. Ai pohoi se ka humbur çdo kontakt me Esma Lezin, gruan me të cilën ka një vajzë 3-vjeçare.

Lidhja e dashurisë me 26-vjeçaren nga Berati, e cila ishte e martuar dhe kishte një djalë, më të cilën u njoh përmes rrjeteve sociale mori fund në dhjetor të një viti më parë. Çifti janë prindër të një vajze që u lind në vitin 2018 dhe jetuan sëbashku deri në gusht të vitit 2021, kohë në të cilën Esmaja largohet drejt Gjermanisë për të punuar.

Ajo i lë vajzën në përkujdesje dhe që nga ai ndërpreu kontaktet me ta. 44-vjeçari ngriti akuza të rënda ndaj gruas, por pas transmetimit live ajo vendos të reagojë. Fillimisht pati një komunikim me stafin e misionit ’Pa Gjurmë’ sqaroi arsyen e vërtetë të largimit nga Shqipëria.

‘Ndarja nga vajza ime ishte shumë e vështirë, shikoja mbrapa dhe më dhimbte shpirti. Pas 3 ditë rrugë mbërrita në Belgjikë, ku më priste një shoqja e Landit. Ajo më thotë të filloja punë prostitute, në xhamat e Brukselit.

E di që është e rëndë, as familjes time nuk i tregova. E kisha biseduar me Landin dhe ai ma kishte ngulitur në kokë se është e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria. Pranova për të punuar 3 muaj dhe më pas do të kthehesha.

Dita e parë e punës ka qenë tmerri më i madh. Rregulli ishte që, lekët dhe klientët t’i shkruaje, aq sa paguanin fiks 200 euro për njeri. Landi ishte i kënaqur, sepse unë fitoja lekë, më jepte kurajo më thoshte: “Bravo zemra ime, po ia del kam besim tek ty, më ke bërë krenar”. Çdo natë i dërgoja lekë me bankë sa herë më kërkonte Landi.
Ju lutem mos më gjykoni pa e ditur të vërtetën, sepse bëhet fjalë për jetën time.

Puntatën e kësaj të marte 26-vjeçarja e cila jeton në Belgjikë pranoi të fliste live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare.

Gjatë një komukimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punonte si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio Landi i irrituar i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit.

Esma Elezi: Më ka marr shumë malli për vajzën. I kam dhënë fund lidhjes me Landin që më 30 dhjetor të një vit më parë. Erdhën disa kërcënime nga ai, ndërkohë që unë isha në punë. Aty më kanë ardhur më kanë marrë dhe unë i dhashë fund më Landin.

Landi Shehu: Të kam kërcënuar nga xhelozia. Unë të dua Esma. Nga dashuria të kam kërcënuar. Ti e di zemrën time, unë nuk mund të të vras dot ty.

Esma Elezi: E di zemrën tënde, por të njoha shumë mirë kush je

Landi Shehu: Ti je fryrë nga dikush

Esma Elezi: Jo nuk jam fryrë

Landi Shehu: Çfarë të keqe të kam bërë unë ty ?

Esma Elezi: Nuk dua të flas më me këtë. Nuk më lejohet të flas me këtë Odeta. Ka marrë fund mes nesh

Landi Shehu: Po si mund të rrija unë kur më thonin jeton me dikë tjetër

Odeta Dume: Çfarë ke menduar për fëmijët Esma ?

Esma Elezi: E kam parë vajzën në emision dhe kam menduar shumë edhe pse jam gjykuar rëndë, në rrjetët sociale. Unë betejës do t’i shkoj deri në fund për vajzën. Landi më ka kërcënuar se nëse i afrohem nuk do ta shoh më. Me vajzën time kam folur sa herë më është krjuar mundësia

Landi Shehu: Pse më ke marr inat ? Unë të kam dërguar edhe para

Esma Elezi: Unë kam filluar procedurat këtu dhe do marr vajzën, por nuk kthehem më në Shqipëri

Landi Shehu: Ti vajzën e ke braktisur

Esma Elezi: Jo nuk e kam braktisur

Landi Shehu: Ti e bën për letrst belge

Esma Elezi: Para fëmijës nuk më interesojnë letrar

Landi Shehu: Pse nuk komunikon me mua

Esma Elezi: Ti e meriton, ia ke bërë vehtes. Që atë ditë që kam mbërritur në Belgjikë ia ke bërë gropën vetes tënde. Nuk dua të flas më me ty ia kam lënë gjithçka policisë

Landi Shehu: Vajzën e kam rritur vetë, eja merri paratë që ke dërguar. Unë nuk e e kam dëguar, ka ikur me dëshirë. Ajo ka patur atje dashnorë pafund. Ku i ke lekët meqë unë të paskam çuar për punë. Unë nuk e kam çuar për atë Zot.

Esma Elezi: Nuk dua të flas më me atë. Nuk më lejohet. Nuk mund t’ju them asgjë më. Unë e kam akuzuar për prostitucion Landin. Kaq mund të them.

Pas reagimit të 26-vjeçares e cila deklaroi live se tashmë ka denocuar burrin me të cilin ka shkëptur të gjitha kontaktet, 44-vjeçari mëson se është nën hetim nga shteti belg me akuzën për shfrytëzim prostitucioni pas akuzave nga ish-bashkëshortja.

Në Belgjikë kam qëndruar 15 ditë për të kërkuar gruan time. Nuk e kam ditur ku ndodhej. Ajo I ka të gjitha shpifje për mua. Për atë letrat janë gjëja më e shtrenjtë se familja. Tamni jam më i qëtë, se e kuptova që ajo është për letra atje. Unë e adhuroj ate njeri. Dua të kthehet por ajo ka marr njëvendim fatal kundra meje. Shpresat e mia morën fund këtu sot./report.tv

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img